Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Luka Modric mbylli sezonin me Milanin, mesfushori shqiptar nis "luftën" për të bindur Allegrin

Shkruar nga NEWSPORT
Luka Modric mbylli sezonin me Milanin, mesfushori shqiptar nis
Samuele Ricci dhe Ardon Jashari

Luka Modric ka mbyllur sezonin me Milanin, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e fundit përballë Juventusit, takim ky i përfunduar pa gola në kuadër të javës së 34-të në Serie A.

Veterani kroat u detyrua të braktisë lojën pak minuta larg përfundimit të sfidës, pas përplasjes së fortë në fushë me Manuel Locatellin. Diagnoza e mjekëve konstatoi se 40-vjeçari ka nevojë për kohë të konsiderueshme për t'u rikuperuar, ndaj dhe trajneri Max Allegri duhet të mendojë për alternativa në këtë pozicion kyç të 11-shes. 

Mes lojtarëve që mund të përfitojnë është dhe mesfushori me origjinë shqiptare, Ardon Jashari, i cili ka shansin e tij të artë për të dëshmuar pse i meriton milionat që klubi derdhi në arkat e belgëve të Club Brugge verën e kaluar. Megjithatë, edhe në këtë aspekt balotazhet ekzistojnë, pasi në luftën e hapur për një vend në formacionin fiks të trajnerit livornez është dhe italiani Samuele Ricci.

Të dy mesfushorët do të vëzhgohen me shumë kujdes këtë javë, para se Allegri të marrë vendimin e fundit se kujt do t'ia lë vendin e Modric për sfidën e radhës me Sassuolon në transfertë. 

Poll

Lexo gjithashtu