Como - Napoli
Como dhe Napoli kanë barazuar pa gola në ndeshjen e vlefshme të javës së 35-të në Serie A.
Një ndeshje që i pati të gjitha, përveç golave, me skuadrat që ndanë nga një pikë në këtë "përplasje" të fortë për zonën Champions, kur kanë mbetur dhe pak javë drejt përfundimit të kampionatit.
Me këtë pikë të marrë, Como e Fabregas qëndron e 5-ta në renditje, ndërsa Napoli rrezikon dhe vendin e 2-të në tabelë me 70 pikë në total, 3 më pak se Milani që luan në transfertë ndaj Sassuolos të dielën.
Më e kënaqura nga kjo sfidë rezulton të jetë Juventus që ka shansin e artë t'i afrohet në sfidën të cilën do ta luajë përballë Veronës në shtëpi.
Poll
