Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Roma luan “poker” me Fiorentinën, kryeqytetasit “kërcënojnë” Juventusin në zonën Champions

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Roma luan “poker” me Fiorentinën, kryeqytetasit
Roma

Roma ka triumfuar në shtëpi përballë Fiorentinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stadio Olimpico”, përfundoi me shifrat 4-0.

Mancini i “hapi rrugën” goleadës në minutën e 13-të. Vetëm 4 minuta më vonë, kryeqytetasit gjetën edhe golin e dytë me Wesley. Ndërsa për të mbyllur pjesën e parë me shifrat 3-0, mendoi mbrojtësi Hermoso në minutën e 34-t.

Më tej, gjithçka u vulos në minutën e 58-të, kur Pisilli shënoi edhe golin e katërt për “verdhekuqtë”, të cilët zhvilluan një ndeshje për notën “10”.

Kështu, Roma ngjitet në vendin e 5-të me 64 pikë, vetëm 1 pikë larg Juventusit në zonën Champions. Në krahun tjetër me 37 pikë, “vjollcët” mbeten në vendin e 16-të në tabelën e renditjes.

GOLAT:

Goli i Mancini (Roma 1-0 Fiorentina)

Goli i Wesley (Roma 2-0 Fiorentina)

Goli i Hermoso (Roma 3-0 Fiorentina)

Goli i Pisilli (Roma 4-0 Fiorentina)

Poll

Lexo gjithashtu