
Kanë mbetur vetëm dy ndeshje deri në fund të sezonit të Serie A , por shumica e vendimeve në ligën më të lartë italiane ende nuk janë marrë.
Napoli humbi terren të dielën e raundit të 36-të, pas fitores së Interit në fushën e Torinos në fund të pasdites, djemtë e Contes u tejkaluan dy herë në shtëpi nga Genoa dhe iu desh të dorëzoheshin në rezultatin përfundimtar 2-2, gjë që i mban kështu napolitanët përpara, por vetëm me një pikë diferencë.
Në letër, kalendari është më i komplikuar në dy ndeshjet e fundit për Interin , i cili tani përballet me Lazion në “San Siro” fundjavën e ardhshme dhe më pas me Comon, në raundin e fundit, në “Sinigaglia”.
Rruga e napolitanëve është më e thjeshtë, të paktën në teori, me ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi kundër Cagliarit dhe jashtë fushe kundër Parmës. Ndeshja më e vështirë për Napolin do të jetë ajo e radhës në “Tardini”.
Dhe barazimi kundër Genoas na mëson se në këtë pikë, të bësh llogaritje dhe të gjykosh një ndeshje si më shumë ose më pak të lehtë se një tjetër mund të jetë vetëm e dëmshme. Nëse Napoli i fitonë të dyja ndeshjet, do të jetë kampionë.
Ja kalendarët e dy pretendentëve
Napoli i pari në renditje (78 pikë)
Java e 37: Parma - Napoli
Java e 38: Napoli - Cagliari
Interi i dyti në renditje (77 pikë)
Java e 37: Inter - Lazio
Java e 38: Como - Inter