
Skënderbeu u dënua nga UEFA me pezullim nga Kupat e Europës për një vit për trukime ndeshjes. Por tashmë kjo çështje do të nisë të hetohet edhe në Shqipëri nga organet e drejtësisë. Burime për newsport.al bëjnë me dije që sapo është regjistruar kallëzimi penal në Prokurorinë e Tiranës për paracaktimin e ndeshjeve nga Skënderbeu. Akuzat në të cilat bazohet ky kallëzim janë dyshimet e arsyeshme për trukimin e disa takimeve të ndryshme si në kampionatin shqiptar, ashtu edhe në Kupat e Europës. Tashmë do të pritet edhe verdikti i Prokurorisë së Tiranës për të dhënë pretencën e saj për kampionët e Shqipërisë.
Poll