Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ Benfica “turpëroi” Realin, Jose Mourinho “tërbohet” pas fitores kundër “Galaktikëve”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Benfica “turpëroi” Realin, Jose Mourinho
Festa e Jose Mourinho

Mund të tingëllojë gati e “pabesueshme”, por është e vërtetë, Benfica mposhti 4 – 2 “rekordmenët” e Real Madrid në Champions League.

Edhe pse “Shqiponjat” e Lisbonës u gjendën në disavantazh, arritën të përmbsynin shifrat dhe të merrnin një fitore të jashtëzakonshme.

“Qershia mbi tortë” ishte goli i portierit ukrainas Anatoliy Trubin në minutën e 98-të, duke i siguruar “biletën” për fazën “play-off” mes 1/16-ave.

Pas golit të 4-të, trajneri i Benficës Mourinho, shpërtheu në festë, duke vrapuar dhe festuar si i “çmendur” para tifozëve.

Një “skenë” e tillë, të sjell ndërmend vitin 2010-të, kur Interi i Mourinhos siguronte finalen ndaj Barcelonës në “Camp Nou” (3 – 1 në “San Siro” për zikaltërit, 1 – 0 në “Camp Nou” për Barçën).

 

 

   

Poll

Lexo gjithashtu