Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Projekt i ri në Vlorë, nuk ka më rroga stratosferike te Flamurtari

Shkruar nga NEWSPORT
Projekt i ri në Vlorë, nuk ka më rroga stratosferike te

Flamurtari ka nisur këtë verë një projekt të ri me trajnerin Shpëtim Duro, i cili njëkohësisht po bën edhe merkaton e verës duke afruar futbollistët që ai i sheh si të nevojshëm për të forcuar skuadrën.

Ish-trajneri i Partizanit u zyrtarizua pak muaj më parë në krye të stolit të Flamurtarit, duke pasur si synim mbijetesën.

Një gjë e tillë u arrit me sukses, teksa tani, vlonjatët kanë pretendime madhore për sezonin e ri.

Rregull dhe stabilitet brenda skuadrës, por edhe limite në rrogat që do të fitojnë futbollistët e Flamurtarit.

Newsport.al mëson nga burime të besueshme pranë klubit kuqezi se, te Flamurtari nuk do të ketë më pagesë marramendëse, por është vendosur një shifër tavan. Katër mijë euro do të jetë rroga më e lartë mujore që do të përfitojë një futbollist te Flamurtari.

Nëse dikush prej lojtarëve mendon se duhet të fitojë diçka më shumë se kaq, atëherë te Flamurtari duket se nuk do t'i plotësohet kjo dëshirë.

Një strategji kjo e cila është ideuar nga trajneri Shpëtim Duro dhe që ka gjetur aprovimin e klubit të Flamurtarit, për të pasur një farë barazie mes futbollistëve përsa u përket rrogave që do të marrin te skuadra vlonjate./ NEWSPORT.AL

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga