Pas vendimit të Uefas, për përjashtimin nga çdo kompeticion Europian për një vit të skuadrës Skënderbeut, klubi kryeqytetas është në pritje të zyrtarizimit nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. Bardheblutë janë vënë në lëvizje për gjetjen e disa lojtarëve cilësore për të qenë gati për kupat e Europës. Por për momentin në klubin e Tiranës nuk ka asgjë konkrete pasi janë në pritje të dritës jeshile nga FSHF-ja. Tirana u rendit në vendin e pestë në sezonin futbollistik që sapo mbyllëm duke mbetur jashtë Europe. Por me këtë dënim të klubit korçar bardheblutë kanë shansin për të qenë pjesë e këtij kompeticioni. Në orët në vijim pritet se si do të rrjedhin ngjarjet. I pari që pritet të konfirmohet është trajneri Ilir Daja e pas tij do të ketë zyrtarizime në skuadër. Nuk përjashtohet mundësia që Tirana të kërkoj disa lojtarë huazim nga Skënderbeu për të plotësuar organikën në mungesë të kohës në këtë periudhë. Ndeshja e parë në Europa Ligë, nëse bardheblutë do të marrin pjesë aty, do të luhet në datën 30 qershor.
Hapësire reklamuese
Çështjet kryesore
Tirana pret zyrtarisht përjashtimin e Skënderbeut
Poll