Amir Rrahmani është kthyer në titullar fiks me Napolin dhe pas largimit të Koulibaly ka marrë rolin e liderit në mbrojtje. Kapiteni i Kosovës ka dhënë kontribut të madh në këtë fillim sezoni fantastik për napoletanët që kryesojnë renditjen në Serie A.
Amir Rrahmani la fushën e lojës në ndeshjen me Cremonesen pasi shfaqi probleme në kofshën e majtë. Pas ekzaminimeve nga mjekët e klubit, ai pritej të rikthehej në janar por rikuperimi siç duket ka ecur më mirë sëç pritej.
Mbrojtësi është shfaqur ditën e sotme në stërvitje me ekipin teksa po punon në palestër për t’u rikthyer gradualisht në fushën e lojës. Napoli do të zhvillojë dy miqësore ndaj Villareal pasnesër dhe ndaj Lille më 21 dhjetor. Më 4 janar, Napoli rinis kampionatin në një duel direkt me Interin.