Sheshi Skëndërbeu në Prishtinë do të jetë pikëtakimi i tifizëve kosovarë që dëshirojnë të ndjekin ndeshjet e Euro 2016. Prishtina Football Fest do të jetë e hapur prej 10 qershorit në 10 korrik që do të jetë edhe ndeshja finale e Europianit.
Me shumë interes pritet të jetë ndeshja e parë që do të luajë përfaqësuesja shqiptare kundër Zvicrës të shtunën në orën 15. Përvec ndeshjes që pritet të transmetohet në këtë shesh ,do të ketë edhe disa organizime kulturore që do të mbahen, ku do të performojë Kastriot Tusha këngëtari i nohur shqiptar si dhe do të jetë i pranishëm ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi. Hyrja për të gjithë publikun do të jetë pa pagesë.
Prishtina Football Fest është organizuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Punës, Ministria e Integrimit Europian dhe Ministria e Diasporës. Si dhe ka gjetur përkrahjen e shumë ambasadave përfaqësueset e të cilave janë pjesëmarrëse në Euro 2016.