
Ditën e sotme është bërë edhe prezantimi i trajnerit të ri te Kukësi. Peter Pacult ka firmosur për një vit e gjysmë me verilindorët. Bashkë me të është prezantuar edhe Nderim Nexhipi si drejtor sportiv.
Nexhipi, Pacult dhe Donjet Shkodra do të udhëtojnë me klubin për përgatitjetet që do të zhvillohen në Antalaia.
Ndërkohë përpara mediave trajneri u shpreh:
"Synojmë të luajmë futboll të mirë dhe minimalisht të arrijmë një vend në Europë
Jemi në vendin e katërt, por na duhen edhe dy lojtarë për të përforcuar skuadrën. Shpresojmë të jemi të suksesshëm. Na duhen lojtarë cilësore dhe kërkoj futboll ofensiv. Shpresoj të përshtatemi me idetë e reja. Kam punuar më parë me Hamdi Salihin te Rapidi dhe në Shqipëri kam ardhur shpesh për të ndjekur disa lojtarë", tha shkurtimisht ai.