
Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka. Ai zhvilloi një tur në stadiumin “Air Albania” ku u njoh nga afër me kryeveprën e infrastrukturës sportive shqiptare dhe më pas u prit në takim nga Kryeministri Edi Rama.
Presidenti Infantino do të marrë pjesë në eventin festiv që do të organizohet në “Shtëpinë e Futbollit” me rastin e inaugurimit të kompleksit sportiv.
Infantino sëbashku me presidentin e FSHF, Armand Duka dhe kryeministrin Edi Rama kanë inaguruar hapjen e investimit më të fundit të FSHF, Shtëpia e Futbollit.
Presidenti i FIFA është prezantuar fillimisht me historinë e futbollit shqiptar. Nga fillimet e para ku një prift maltez solli topin e parë në Shkodër, epoka e komunizmit e deri në ditët e sotme ku futbolli shqiptar ka evoluar ndjeshëm. Infantino është prezantuar me investimet ndër vite të FSHF dhe qeverisë shqiptare me ndihmen e FIFA.