Real Madrid siç dihet një nga prioritetet e tij në merkaton e verës do të jetë një mbrojtës. Kjo pasi mund të largohen David Alaba dhe Antonio Rudiger dhe pikërisht për këto pozicione kanë “piketuar” objektivat e merkatos së ardhshme.
Në javët e fundit, madrilenët janë lidhur me emra si Ibrahima Konate dhe Nico Schlotterbeck, ndërsa tani një tjetër emër i është shtuar listës.
Emri i radhës është Ëilliam Saliba. Ky i fundit ka nënshkruar kontratën e re me anglezt, por sërish një mundësi largimi drejt “Santiago Bernabeut” ekziston. Por jo vetëm kaq, pasi spanjollët i kanë vënë “syrin” partnerit të tij në mbrojtje.
Sipas “TEAMtalk” bëhet me dije se një tjetër futbollist i preferuar është Gabriel Magalhaes, pasi ka spikatur me paraqitjen e tij në prapavijë. Gjithsesi mbetet të shihet se sa të hapur do të jenë londinezët për të lënë të lirë yjet e skuadrës.
