Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nga Superiorja te Spanja, FIFA merr VENDIMIN e rëndësishëm për arbitren Emanuela Rusta

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Superiorja te Spanja, FIFA merr VENDIMIN e rëndësishëm
Emanuela Rusta

Arbitrja shqiptare Emanuel Rusta po fiton “terren” jo vetëm në Superiore, por edhe në arenën botërore.

Institucioni më i rëndësishëm futbollistik në rruzull FIFA, i ka besuar 32-vjeçares detyrën e kryesores në ndeshjen Spanjë – Islandë, e cila do të mbahet në datën 3 mars, ora 19:00.

Sfida në fjalë është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027-të për vajza. Ndihmëse për këtë sfidë në gjykim janë përcaktuar Mirjeta Salla, anglezja Nicoleta Ramona Bria, kurse në pozitën e arbitres së 4-të do e mbulojë Kejsi Tafili.    

Poll

Lexo gjithashtu