Ish-arbitri i FIFA-s Lorenc Jemini, në një rrëfim të fundit, ka treguar skena të ndryshme me tifozët në futbollin shqiptar. Për Jeminin, “aventurë” më vete ka qenë me tifozët e Flamurtarit, madje duke befasuar jo pak:
“Në Vlorë kur dilnim në nxehme ne arbitra, edhe pse tifozët na shanin, unë i kisha shumë qejf. Sharja më karikonte shumë. Më jepte një llojë adrenaline te paparë. Po më libër shtëpije.
Se vlonjatët kanë një të sharë, nuk ta shpjegojë dot. Thoshte njëri: ‘O arbitër, o të ****** minjtë e shtëpisë së mureve’. E shikoja kështu dhe i thoja: ‘Ça thua mor burrë!’ Në një moment, më vjen njëri te rrjeta dhe po më shante.
Dhe unë që po e shikoja në sy. Për një moment ndaloi dhe e pyeta: ‘Çfarë ke more burrë i dheut?!’ Ai nuk e priste që unë do reagoja. “Jo mo, s’kam gjë’, më tha. ‘Po prit i thashë, të gabojmë dhe pastaj…’”.
