
Kandidimi i Armand Dukës në postin e rëndësishëm të anëtarit të komitetit ekzekutiv të UEFA nuk ka kaluar pa rënë në sy të presidentëve të tjerë të rëndësishëm të botës së futbollit evropian.
Menjëherë pas procesit të votimit, ku Armand Duka arriti të marrë 25 vota dhe të renditej i nënti në listën e të kandiduarve, në adresën e FSHF kanë mbërritur urimet dhe vlerësimet e presidentëve të tjerë.
“I dashur Armand, Për të qenë i sinqertë, rezultati i votimit, ishte disi i habitshëm për mua. Prisja të tjera rezultate”, i shkruan në letrën përshëndetëse Reinhard Grindel, president i Federatës Gjermane të Futbollit, kreut të FSHF, Armando Duka, raporton newsport.al.
Presidenti i Federatës Gjermane të futbollit, kishte lobuar ndër të tjera që edhe Shqipëria të zinte një vend në tryezën e marrjes së vendimeve evropiane.
“Do jem i lumtur që të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe besimplotë, si presidentë. Unë do të mbështesë Federatën Shqiptare të Futbollit në funksionet e mia të reja në UEFA. Ju mund të mbështeteni tek ndihma ime” shkruan në mesazhin e tij Reinhard Grindel, president I Federatës Gjermane të Futbollit.
Dear Armand,
as you know the DFB has been voting for you and I hoped that we would work together in the UEFA-Exco. The result of the election was – to be honest – a little surprise for me. I expected a other outcome. But I would be happy that we will work as presidents in a trustful way together. I will support the Albanian FA in my new function in the UEFA. You can count on me and my help.
All the best for you personally and your FA!
Reinhard Grindel