Teuta do të luajë sot sfidën e kthimit ndaj Inter Escalades në transfertë. Takimi do të startojë në orën 17:45 në Adorra, ndërsa durrsakët do të tentojnë mrekullinë për të përmbysur rezultatin 0-2 të pësuar në Durrës. Presidenca e Teutës ka menduar të karikojë lojtarët duke akorduar një premio të madhe në rast kualifikimi.
Presidenti Hasanbelliu ka vendosur premio rreth 100 mijë euro nëse Teuta mposht Inter Escalades dhe kalon në turin e 3-të të Conference League. Një mision i vështirët për kampionët e Shqipërisë, por jo i pamundur duke parë që janë favoritë në letër ndaj ekipit nga Andorra.