
Teuta ka prezantruar ditën e sotme sulmuesin Mario Gjatas. Lojtair prej javësh stërvitet nën urdhrat e Diego Longos, po klubi ditën e sotme ka zyrtarizuar lojtarin.
23-vjeçari tashmë do të jetë një armë plus për trajnerin italian në këtë sezon futbollistik. Madje lojtari mund të zbresë në fushën e lojës që në duelin me Tiranën, sfidë që do të luhet të shtunën në orën 19:00.
“WELCOME MARIO GJATA!
KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se sulmesi, Mario Gjata është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje me lojtarin 23 vjeçar, i cili vjen tek Teuta pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e Apolonisë. KF Teuta i uron mirëseardhje sulmesit Mario Gjatës dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tone”, thuhet në postim.