Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PRAPASKENA/ “Sy e veshë” nga FSHF-ja, Behiratçe mund të luajë në derbi

Shkruar nga NEWSPORT
PRAPASKENA/ “Sy e veshë” nga FSHF-ja, Behiratçe mund

Jocelin Behiratche u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen Teuta – Tirana (2-1). Qendërmbrojtësi i bardhebluve nuk u fal nga gjyqtari Eldorian Hamiti, i cili u thirr nga arbitri i VAR-it për gjestin antisportiv të shtatlartit. Ky i fundit goditi me shpullë Gjinollarin dhe kësisoj la ekipin me 10 vetë pas kartonit të kuq.

Megjithatë Behiratche mund të jetë në derbi. Shtatlarti i prapavijës së 26-herë kampionëve të Shqipërisë mund të jetë subjekt i Komisionit të Disiplinës. Nëse organi i drejtësisë sportive dënon me 2 ndeshje lojtarin si masë disiplinore, njërën e shlyen nesër në sfidën e Kupës.

Ndërsa ndeshjen tjetër të mbetur mund ta shlyejë duke e paguar. Por, kjo vlen nëse Komisioni i Disiplinës do të mblidhet sot. Në të kundërt, Behiratche është i detyruar ta ndjekë këtë supersfidë nga tribuna.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga