
Partizani është 180 minuta larg “Play-Off” të Conference League. Demat do të sfidojnë Valmieran në turin e tretë të këtij kompeticioni dhe nëse arrijnë të kualifikohen në “Play-Off” atëherë goglat mund të jenë plot surpriza.
Gjithashtu e njëjta gjë edhe për Ballkanin nëse arrin të prekë “Play-off” apo dhe për Strugën. Janë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm të 3 skuadrave shqiptare. Fati mund të përsërisë sfidat e turit të parë për të 3-ja ekipet.
Në këtë fazë janë Bate Borisov, Ludogorets dhe Zalgiris, të treja skuadrat që eleminuan Partizanit, Ballkanin dhe Strugën nga Champions League. Goglat mund t’i vënë sërish përballë njëra-tjetrës në këtë fazë. Shorti për këtë fazë do të hidhet ditën e hënë më 7 gusht.
Kundërshtarët e mundshëm të Partizanit, Ballkanit dhe Strugës nëse arrijnë në “Play-Off”:
Zalgiris - BK Haken
Karabak - HJK Helsinki
Zrinjski Mostar - Breidablik
Sherif Tiraspol - BATE Borisov
Astana - Ludogorets