Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Play-Off” me Astanën, Partizanin merr vendimin e rëndësishëm për transfertën kazake

Shkruar nga NEWSPORT
“Play-Off” me Astanën, Partizanin merr vendimin e

Partizani do të luajë ditën e enjte ndaj Astanës në “Play-Off” e Conference League. Një takim mjaft i rëndësishëm që do të luhet në “Astana Arena” duke nisur që nga ora 16:00.

Të besuarit e Zoran Zekic do të udhëtojnë me misonin e vetëm fitoren për të qenë sa më afër grupeve të Conference League. Të kuqtë për herë të parë tentojnë të kalojnë “Play-Off” dhe të jenë pjesë e grupeve në një kompeticion europian.

Transferta është e gjatë dhe klubi i kuq pasi ka shqyrtuar të gjitha alternativat ka vendosur që të udhëtojë për në Kazakistan 2 ditë para sfidës. Në këto kushte kryeqytetasit do të nisin nesër drejt Kazakistanit, teksa fillimisht klubi do të zbarkojë në Turqi dhe më pas drejt Astanës.

Pritet që të martën pasdite klubi të mbërrij në Kazakistan ku do të akomodohet më pas në hotel. Kjo zgjedhje është bërë që skuadra të ambientohet me klimën në mënyrë që ditën e ndeshjes lojtarët dhe stafi të mos hasin vështirësi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga