Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Play-Off"-i ndaj Astanës, Partizani merr vendimin për Da Silvën

Shkruar nga NEWSPORT
"Play-Off"-i ndaj Astanës, Partizani merr vendimin për Da

Victor da Silva vazhdon të jetë një temë e disktueshme në media, pasi braziliani vazhdon të jetë i pezelluar pa afat nga Partizanit. Sulmuesi për shkak të disa mosmarrëveshjeve me Zoran Zekic, klubi vendosi pezullimin e tij.

Edhe pse të kuqtë kanë për të luajtur në një transfertë të vështirë si ajo ndaj Astanës ditën e enjte, duket se trajneri kroat nuk ka ndërmend të falë brazilianin. Në këto kushte Da Silva mbetet jashtë ndeshjes së parë “Play_off” dhe do të mungojë në këtë sfidë.

Duke parë situatën mes palëve, sulmuesi duket gjithmonë e më larg kampionëve, pavarësisht se ka dhe një vit kontratë me të kuqtë. Interesimet për të nuk kanë munguar, teksa Egnatia kërkon të përfitojë nga situata dhe të transerojë brazilianin. Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se si do të zgjidhet situata mes palëve dhe cila do të jetë e ardhmja e ish-lojtarit të Vllazninë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga