“Pitbulli” i kombëtares rinovon kontratën me skuadrën zviceriane: Është klubi im i zemrës, jam i lumtur
Shkruar nga NEWSPORT
Amir Abrashi nuk ka dyshime për të ardhmen e tij. “Pitbulli” i kombëtares shqiptare ka rinovuar kontratën me Grasshoppers deri në vitin 2024.
Kapiteni i skuadrës zviceriane këtë sezon ka luajtur në 11 ndeshje, ndërsa mban dhe shititin e kapitenit duke u kthyer edhe në “idhullin” e tifozëve për shpirtin e garës që ka.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Zyrihu nëpëmërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Amiri është një pjesë e rëndësishme e kësaj skuadre, ai luan një rol vendimtar në të gjitha aspektet. Di saktësisht se çfarë do të thotë të jesh në gjendje të luash për Grasshoppers dhe ai e udhëheq ekipin brenda dhe jashtë fushës, me zemrën dhe shpirtin e madh që ka. Jemi të lumtur që rinovuam me një lojtar kaq të rëndësishëm dhe një person shembullor“, deklaroi Bernt Hass, drejtori sportiv.
Edhe mesfushori i komëbtares shqiptgare ka folur pas këtij rinovimi ndërsa ka theksuar se: "Ishte një vendim shumë i lehtë për mua. Jam shumë i lumtur dhe mezi po pres të luaj edhe një tjetër vit me klubin tim të zemrës. Dëshiroj të falënderoj drejtuesit e klubit për besimin që kanë vazhdimisht tek unë dhe do të vazhdoj të bëj më të mirën për të ndihmuar ekipin brenda dhe jashtë fushës”.