Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FITNESS

Pesë arsyet pse shtoni kilogramë kur stërviteni

Shkruar nga NEWSPORT
Pesë arsyet pse shtoni kilogramë kur stërviteni

Shumë njerëz vuajnë nga kilogramët e tepërt, megjithatë ata nisin palestrën për të reduktuar disi dhjamin. Është vënë re që në shumë raste, njerëzit shtojnë gjatë kohës që po ushtrohen në palestër. Por kjo ndodh për disa arsye, pasi që të kemi një trup të shëndetshëm duhet dhe të ushtrohemi saktë, që do të thotë të bëjmë gjithçka sipas një rregulli të caktuar.

Rregulloni kaloritë: Për të humbur peshë, duhet të djegim më shumë kalori sesa konsumojmë. Është e pamundur që gjithmonë (pavarësisht aktivitetit) ta djegim sasinë e madhe të kalorive të konsumuara nga një dietë e keqe. Mirëpo, duhet pasur kujdes kur është fjala te reduktimi i kalorive sepse ndalja e menjëhershme e kalorive mund të rezultojë në mos furnizim të trupit me energjitë e nevojshme për të ushtruar. Për më tepër, në shumicën e rasteve, ata të cilët i ndalin kaloritë në mëngjes kanë shumë gjasa që të konsumojmë dyfishin e asaj sasie në mbrëmje. Jini të kujdeshëm në marrjen e kalorive dhe tentoni që mëngjesi të ketë sasinë e duhur për të mos shkaktuar rënie të nivelit të sheqerit gjatë ditës.

Mos hani gjatë ushtrimeve: Konsumi i gjërave të ëmbla energjike nuk është mënyra më e mirë për t’i rimbushë muskujt tuaj gjatë ushtrimeve. Shumica e tyre janë të mbushura me sheqer dhe kalori dhe mund të sfidojnë procesin e djegies së kalorive të nxitura nga ushtrimet. Frutat, jogurtat ose lëngjet e ndrysme janë disa nga llojet e këtyre ushqimeve.

Ndjenja e urisë: Kjo mund të mos jetë diçka e keqe. Hulumtimet kanë treguar rezultate kundërthënëse të efektit të ushtrimeve mbi rritjen apo zvogëlimin e apetitit. Zgjidhja mund të jetë, kurdo që ndiheni të uritur, dilni për pak kohë jashtë dhe sigurohuni që në të vërtetë problemi qëndron dikund tjetër; jeni të mërzitur apo të stresuar, të lodhur ose ndonjë arsye tjetër emocionale.

Mësoni sa kalori harxhoni në një ushtrim: Treadmill-i dhe biçikleta juaj janë duke ju gënjyer. Bazuar në raportin e Këshillit Amerikan për Ushtrime, disa makina mund ta mbivlerësojnë sasinë e shpenzuar të kalorive deri në 30%. Nëse jeni duke u bazuar në këto të dhëna, atëherë jeni duke ngrënë më shumë kalori sesa shpenzoni. Mos i kushtoni vëmendje treguesit të kalorive, konsideroni humbjen e peshës si projekt afatgjatë dhe mos i ndalni ushtrimet.

Bëni kujdes me gjumin: Humbja e peshës është rezultat i ushqimit të shëndetshëm, ushtrimeve dhe pushimit. Nëse njëra nga këto ju mungon, dy të tjerat nuk janë duke ua shpaguar mundin. Për shumicën e njerëzve gjumi është problem shumë i madh. Kur nuk fleni mjaftueshëm, hormonet e juaja për rregullimin e urisë ndalen, fenomen ky që rezulton me shtim të ndjenjës për t’u ushqyer. Rezultatet e mungesës së gjumit në shtimin e peshës janë të dokumentuara shkencërisht e po ashtu edhe gjasat më të vogla për të ushtruar nëse gjumin të cilin

Tags:

FITNESS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga