
E kishin pritur përballjen me njëri tjetrin prej kohësh. Në një emision në studion e Ylli Rakipit, Redi Jupi kërkoi të kishte përballë Koço Kokëdhimën për reformën e fundit në FSHF për të rinjtë. E dje, përballja ndodhi në “Procesin Sportiv” të Manushit në Top Channel, por asgjë për reformën nuk u fol.
Përplasja mes Redi Jupit e Koço Kokëdhimës ndodhi në këtë emision për një skenë episodike që kujtonte Redi Jupi në një asamble jozgjedhore të FSHF-së, (por pa dhënë kohën se kur), kur sipas Jupit, “Koçon e ngacmonin dy tre presidentë të Superiores që të mos fliste”. Akuzat për “frikacak”, “mashtrim”, “joserioz”, u bënë në fundin e emisionit, duke mos u thënë asgjë konkrete.
Në “Procesin sportiv” u fol për zbrazjen e stadiumeve nga tifozët dhe cilësinë e kampionatit shqiptar, Superioren dhe Kategorinë e Parë. Por, nuk pati ndonjë diskutim serioz apo që të zinte vend.
Debatet e djeshme te “Procesi Sportiv”:
Koço Kokëdhima: Eshtë i lidhur me ndryshimin demokratik të vendit. Janë ribërë qytetet është një “map” koplet e re sociale. Nuk ka lidhje mes komunitetit dhe skuadrave që përfaqësojnë.
Është i lidhur me nivelin e vet futbollit tonë që si spektakël nuk është në lartësinë që publiku pret. Është marrëdhënie e cënuar mes klubeve dhe komunitetit. Nuk është angazhimi për të kontribuar në klubet e tyre. Është një marrëdhënie e parindërtuar. Duhet një punë shumë e madhe nga të gjithë aktorët dhe faktorët e shoqërisë.
Redi Jupi: Drejtimi i FSHF. Ka 20 vjet që ky institucion drejtohet shumë keq. Është kapitalizëm familjar. Në një biznes familjar prevalon kontrolli mbi zhvillimin që tua trashëgosh fëmijëve. Federata është shoqatë që drejtohet si një biznes familjar. Në momentin që një biznes kthehet në familjar ai e ndalon zhvillimin. Pronarët në botë janë aksionerë e tërhiqen sepse vijnë njerëz profesionistë. Kemi përfunduar në këtë derexhe që që nga Koço janë klube të falimentuara. Dhe kaq mbaroi.
Koço Kokëdhima: Mendoj se Apolonia është një ndër të rrallët klube që nuk ka lekë borxh. Mbyllem një bilanc të balancuar. Eshtë një klub që vuan për shkak të mungesës së politikave të mira që duhet të kishte vendi. Problemet e futbollit në Shqipëri janë komplekse dhe nëse nuk i shohim me vertetësi nuk i shohim dot. Nëse duam të bëjmë reforma përgjegjësitë janë të qeverisë. Çështje të barazisë fiskale, të respektimit të ligjit janë në përgjegjësi të institucioneve të shtetit dhe nuk ia heqim dot. Dhe po tia kërkojmë FSHF përgjegjësinë e shtetit rrahim ujë në hava. Unë jam një mbështetës kritik i punëve që ne bëjmë në Federatë.
Koço Kokëdhima: Apolonia ka humbur dy ndeshjet e fundit dhe e spostuan në renditje. Në ndeshjen e kaluar me Dinamon patëm pretendime por kështu është futbolli. Mendoj se është një kampionat interesant.
Ka qenë një diskutim para dy vjetësh. Ideja për të bërë kampionatin me 12 skuadra ka qenë për të suportuar kampionatin. Burimet tona janë të kufizuara, nëse prodhojmë cilësi më të mirë dhe suport më shumë dhe për cilësinë dhe numrin e lojtarëve mund të kemi një nivel më të rritur.
Redi Jupi: Nuk ka rëndësi se c’skemë do përdorin këta. Ai dhe ata që e mbështesin nuk duan një futboll kompetitiv dhe cilësor. Në këto skema që përdorin kanë intrigën. Nuk jam kundër që të bëhet superiorja me 10. Por aplikimi dhe kriteret nuk janë të duhura.
Koço Kokëdhima: nuk është konstruktive një qasje që sheh problemet te një person. Tani ne e kemi njohur FSHF në një kohë të gjatë. Për mua, po të shohim problematikat e futbollit dhe kontributet, mendoj se pala më kontribuese sot ka qenë FSHF. Nuk krahasohen kontributet e FSHF me qeverinë. Ne kemi marrë përgjegjësi të gjithë aktorët. Se futbolli nuk është një cështje që i përket një njeriu.
Gëzim Sinemati: Koço nuk mund të jetë sponsor i superligës dhe të jetë në kampionat.
Koço Kokëdhima: Nuk ka sens fare. Po e quaj si një kritikë. Sponsori nuk merr gjë nga kampionati. Jep para. Bën llogarinë e vet: ky kapacitet kjo kohë televizive ia vlen apo jo. Abisneti ka marrë pjesë në garë me OTP. Eshtë garë e hapur. Ne kemi dhënë 20 mijë euro më shumë se OTP. Ti Redi je shumë i helmuar. Duhet të jemi të ciltër. Nuk ndihmojmë askënd këtu.
Redi Jupi: Mbaj mend një Asamble të përgjithshme që Koçon e ngacmonin me çadër nga pas. I kishte vënë Duka nja tre vetë, sepse ishte kundër atëherë. Nuk ishte i helmuar atëherë. Ishte i shprishur. Siç mund të bëhet një njeri. Po kështu e kanë me radhë. Atëherë e kishte me Koçon. Pastaj e kishte me Tiranën, pastaj me Partizanin, pastaj me Dinamon…Pastaj me mua, me tjetrin…Prishen këto fejesat me të, sepse kështu e kanë ata…
Koço Kokëdhima: Duhet ta bëjmë shumë serioze këtë gjë. Nuk është fare e vërtetë, nuk ka ndodhur kurrë një histori e tillë…
Redi Jupi: Kam qenë unë aty…është shumë e vërtetë. Kanë qenë tre presidentë klubesh. Në asamble të përgjithshme jozgjedhore, dhe nuk të linin të flisje.
Koço Kokëdhima: Për çfarë…për çfarë ka qenë ajo asamble…
Redi Jupi: Sepse kishe objesionet e tua në lidhje me drejtimin.
Koço Kokëdhima: Po për çfarë ka qenë kjo mbledhje? Ma thuaj…
Redi Jupi: Mbledhje e zakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit. Te hotel 15 katëshi. Madje do të gjej dhe videot, se ka video aty brenda.
Koço Kokëdhima: Nuk ka në kujtesën time asnjë histori të tillë.
Redi Jupi: Ishte momenti që doje të hiqje Dukën. Ca ka ndonjë gjë të keqe?
Koço Kokëdhima: Nuk është e vërtetë fare.
Redi Jupi: S’është e vërtetë? Dmth ke dhe frikën ta pohosh që duhej hequr?
Koço Kokëdhima: Nuk mund të më bësh frikacak ti mua…
Redi Jupi: Po ça të të them…
Koço Kokëdhima: Po s’të vjen turp mo? Dhe të më thuash mua milioner skllav? Kujt i thua? Kujt ia thua more? Po duhet të jesh serioz.