
Dinamo dhe Tirana do të nisin sezonin e ri me derbi, teksa kjo përballje do të luhet në “Elbasan Arena” duke nisur që nga ora 20:00. Një duel mjaft interesant mes dy ekipeve, të cilat do të përplasin “brirët” për 3 pikët e para mes tyre.
Luigi Di Biagio dhe Orges Shehi duket se e kanë ndarë mendjen se cilët do të jenë lojtarët që do të zbresin në fushën e lojës për të luajtur edhe derbin e parë të sezonit/ Të dy timonierët do të rreshtojë skuadrën me skemën 4-3-3.
Te bardheblutëë vazhdojnë të jenë të dënuar Florent Hasani dhe Bruno Lulaj. Sulmuesi është i dënuar me 4 ndeshje, teksa dy i ka shlyer dhe mbetet të shihet nëse deri para ndeshjes do të paguajë klubi gjysmën e dënimit apo jo. Ndërkohë mbrojtësi i dënuar me 6 javë ka shlyer vetëm 2.
Formacionet e mundshme:
Dinamo: Rexhepi, A.Marku, Hoxha, Behiratche, Prodani, Denison, Krasniqi, Lorran, L.Vila, Zabërgja, Kaçorri. Trajner: Luigi Di Giagio
Tirana: Lika, Haxhiu (Doka), Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Jonuzi, Hila, Lushkja, Latifi, Abazaj, Kaina. Trajner: Orges Shehi.