
Partizani dhe Vllaznia do të përballen për 3 pikët e javës 12-të. Një duel mjaft interesant që do të marrë vëmendjen e të gjithë tifozëve. Gjithçka do të startojë në orën 17:00.
Të kuqtë do të tentojnë një tjetër 3 pikësh shumë të rëndësishëm që do ta mbanin Partizanin në krye të klasifikimit. Ndërkohë edhe shkodranët pas 3 ndeshje do të tentojnë rikthimin te fitorja për të tentuar edhe një vend në “Final – Four”.
Pavarësisht mungesave, Arbër Abilaliaj ka “gatuar” 11-shen titullare ndaj kuqebluve, teksa Qatip Osmani ka disa dilema ndaj të kuqve.
Formacionet e mundshme:
Partizani: Hoxha, Murataj, Bytyçi, Preka, Atanaskovski, Rrapaj, Mehmeti, Maget, Taipi, Cara, Bintsouka. Trajner: Arbër Abilaliaj
Vllaznia: Qarri, Smajli, Juric, Stojanovic, Sala, Krymi, Boshnjaku, Gruda, Mala, Deliaj, Balaj. Trajner: Qatip Osmani