
Partizani do të luajë ndeshjen e kthimit më 1 gusht në orën 20:45 përballë Atletic D’Escaldes. Deri tani, impianti ku do të zhvillohej sfida ishte në pikëpyetje pasi “Air Albania” ishte në dyshim teksa Federata po bëhet gati të mbjellë barin e ri.
Mirëpo, dilemave i vjen fundi teksa është vetë klubi i kuq që zyrtarizon axhendën e sfidës dhe konfirmon stadiumin ‘Air Albania’ si impiantin ku do të luhet ndeshja. Një lajm shumë i mirë për tifozët dhe vetë klubin që mund të përfitojë një shumë të mirë të të ardhurave nga shitja e biletave.
Pas fitores minimale 0-1 në Andorra, ‘Demat’ kërkojnë suksesin edhe përpara tifozëve të tyre dhe janë mëse të favorizuar për të kaluar në turin e tretë.
Poll