Klubi i Partizanit ka reaguar pas deklaratave të fundit të presidentit të Kukësit, Safet Gjicit.
Përmes një deklarate për shtyp, klubi i kuq kërkon nga kreu i klubit verilindor që të ruajë qetësinë, ndërsa i kujton Gjicit se Partizani është një skuadër që nuk është mësuar me dhurata nga gjyqtarët.
"Reagim!
FK Partizani reagon ndaj deklaratës së Presidentit të FK Kukësit, z. Safet Gjici dhënë për RTSH Sport dhe për emisionin “Gol pas goli” në Supersport.Gjici ka deklaruar se: “Nëse në ndeshjen e Partizanit ndaj Luftëtarit e vendosi ndeshjen arbitri 10 minutat e para, në Kukës kuptohet që erdhën të bëjnë të kundërtën”…
I kërkojmë z. Gjici dhe FK Kukësit të tërheqin këtë deklarim mbrapsht dhe të ruajnë qetësinë. Kjo është një deklaratë që cënon punën e një ekipi që derdh djersën në fushë, një stafi të përkushtuar, një tifozerie fantastike që frytet e saj I shikon tashmë në renditjen e Superligës.
FK Partizani nuk është klubi që është mësuar me dhurata arbitrash, përkundrazi, I mungojnë pikët nga vendimet arbitrare qoftë edhe ndaj rivalëve direktë, madje edhe duke anulluar gola të rregullt, por sic duket memoria e z. Gjici qënka shumë e shkurtër. FK Partizani ndonëse ka përfituar më pak 11-metërsha se gjithë rivalët e titullit këtë edicion, nuk ka përmendur kurrë rivalët, asnjëherë. Kjo, është në mentalitetin e një klubi që kundërshtarët është mësuar ti mundë në fushën e lojës, jo në fushat e tjera.
FK Kukësin e ftojmë edhe një herë të ruaj qetësinë, të kontriubojmë së bashku për barazinë dhe përmirësimin e garës, dhe jo për të folur për një nivel të lartë arbitrimi kur ndodhej në krye dhe pastaj të flasë për arbitra kamikazë, të cilët ndoshta “pa dashje” kanë ndikuar që të mbetet ekipi I vetëm pa humbje dhe një nga rivalët më të denjë për titullin. FK Partizani e fton z. Gjici dhe klubin e tij, të bëhet pjesë e një nisme për krijimin e një Lige Profesioniste e cila vetëm do të përmirësojë Kampionatin shqiptar të futbollit, por edhe do të shërbejë në rritjen e vlerës të një produkti që është në të mirë të gjithë investitorëve seriozë të këtij kampionati, ku padyshim hyn edhe z. Gjici.", shkruhet në deklaratën për shtyp të klubit të Partizanit.