Prej vitesh tashmë Tirana ka nxjerr lojtarë të rinj që kanë shkëlqyer në kampionatin shqiptarë, ku më pas kampionët në fuqi kanë “mbushur” arkat me transferimet e tyre jashtë vendit. Por nuk mbetet pas edhe Partizani, i cili tashmë e ka njërin sy te pikasja e talenteve që do t’i shërbeni skuadrës në të ardhmen.
I tillë është rasti i fundit, ku demat kanë menduar të “plaçkisin” te rivalët e tyre të përjetshëm. Është pikërisht kapiteni bardheblu i ekipit U-19. Bëhet fjalë për Amarildo Karaj, i cili në janar do të vishet i kuq. Sulmuesi ka pasur një përplasje me trajnerin Julian Ahmataj për shkak të aktivizimit dhe në këtë mënyrë ka ndarë rrugët me bardheblutë, ndërsa gjen “strehim” te skuadra tjetër e kryeqytetit.
Në janarë sulmuesi 18-vjeçar do t’i bashkohet ekipit U-19 të Partizanit që drejtohet nga Renaldo Kalari.
[caption id="attachment_670950" align="alignnone" width="300"] Amarildo Karaj me fanelen e Tiranes[/caption]