Partizani u rikthye te fitorja në kampionët, teksa javën që kaloi mposhti 1-0 Bylisin në “Adush Muça”. Një fitore kjo që rikthen moralin lojtarëve për luftën për titullin kampionë, pasi tashmë rivali i përbetuar i tyre, Tirana është vetëm 3 pikë larg.
Por pavarësisht fitores të kuqtë nuk gjejnë sërish qetësi. Dëmtimet e lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës kanë bërë me “dhimbje koke” Giovanni Colellën. Për sfidën e radhës në kampionët që do ta luajnë ndaj Erzenit, trajneri italian do të duhet të “armojë” repartin e mbrojtjes.
Hoxha është i dëmtuar dhe bashkë me të edhe Sota. Dy mungesa mjaft të rëndësishme për Colellën, që pritet të bëjë sërish ndryshime në skuadër. Telushi ndaj Bylisit u pozicionua në qendër të mbrojtjes, detyrë që duhet ta bëjë sërish ndaj shijakasve. Për portën nuk ka shumë probleme, pasi Rexhepi ka treguar se mban shumë mirë përgjegjësitë e katërkëndëshit. Gjithashtu alternativë mbetet edhe Havales, por do të jetë Colella që do të vendosë pikat mbi “i”, nëse do të referojë Havales apo eksperiencën e Telushit.