
Partizani dhe Vllaznia do të zbresin në fushën e lojës ditën e sotme në orën 16:00. Të kuqtë vijnë në këtë takim me dy mungesa të rëndësishme, si Matondo dhe Da Silva.
Braziliani dhe pse gjatë fazës së pushime u mundua shumë që të rikuperohej në kohë nuk ia doli dot. Ndërsa Matondo pas një problemi personal në Kongo, lojtari nuk ka arritur të jetë i gatshëm, pasi dhe stërvitja e tij nuk ka qenë e plotë duke mos arritur kontigjentin e duhur.
Vllaznia në këtë takim vjen përsëri me mungesa të shumta ashtu dhe siç e mbylli vitin 2022. Mirel Josa me shumë gjasë do të hedh në fushë nga minuta e parë të njëjtin formacion si ndaj Teutës, pasi Shehi ka arritur të rikuperohet ndërsa Latifi, Juriç dhe Bulatoviç janë mungesa të mëdha.