
Partizani do të presë Egnatian në “Arenën e Demave” për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 4-të të “Abissnet Superiore”. Një takim që do të startojë në orën 18:30, me skuadrta që do të kërkojnë vetëm 3 pikët.
Demat vijnë në këtë përballje me mungesa, teksa nuk ia kanë dalë të jenë të gatshëm, Qirko, Maguet dhe Hadroj, ndërsa Mba mban “pezull” Zoran Zekic.
Ndërkohë nga krahu tjetër në stol rikthehet Edlir tetova pas pezullimit, ndërsa do të tentojë fitoren ndaj demave duke u mbështetur tek 3-shja e sulmit, Duëamena-Isgandari-Paulaskas.
Formacionet e mundshme:
Partizani: Hoxha, Zekolli, Bytyçi, Sota, Atanaskovski, Murataj, Mehmeti, Rrapaj, Taipi, Cara, Mba (Bintsuka). Trajner: Zoran Zekic.
Egnatia: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Ndreca, Zejnullai, Aleksi, Fernando, Dëamena, Isfabdari, Paulaskas. Trajner: Edlir Tetova.