
Partizani këtë sezon u shpall kampion në Abissnet Superiore. Pavarësisht se triumfuan përsëri nga radhët e kampionëve priten ndryshime të mëdha. i pari ishte Elton Martini, me palët që ndanë rrugës me konsensun.
Pas drejtorit sportiv, Giovanni Colellës pritet ta ndjekë nga pas. Një “sëmundje” e pashërueshme për të kuqtë, që pasi fitojnë titullin nisin të largojnë protagonistët. Njësoj ndodhi edhe në vitin 2019 kur u largua edhe Skënder Gega, pasi kishte fituar titullin.
Por nëse shikojmë te skuadra tjetër e kryeqytetit, Tirana, atëherë është krejt e kundërta. Pavarësisht se këtë sezon Orges Shehi nuk ia doli të fitonte asnjë trofe, përsëri Refik Halili i besoi atij stolin e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm. Kujtojmë se durrsaku është në krye të bardhebluve që në janar të 2021 dhe është bërë trajneri më jetëgjatë në krye të Tiranës.