
Dje, Kukësi ka mundur të marrë një fitore të pastër ndaj Laçit me rezultatin minimal 1-0. Kjo ka bërë që Kukësi të fitojë akoma më shumë besimin për të vazhduar me objektivat e përcaktuara që në fillim të kampionatit.
Në takimin me kurbinasit, edhe pse portat e stadiumit kane qënë të hapura, pasi presidenti i klubit Safet Gjici vendosi ta bëjë hyrjen në stadium pa pagesë, kanë munguar tifozët. Temperaturat e ulëta kanë ndikuar që tifozët të jenë të paktë në numër, gjë e cila ka sjellë zhgënjim te klubi pasi prisnin pjesmarrje më të madhe.
I revoltuar është parë të jetë dhe trajneri Peter Pacult. Deri në momentin e shënimit të golit ai është parë mjaft i tensionuar, aq sa i është tërhequr vëmendja nga gjyqtari Xhaja për të ruajtur qetësinë.