
Peter Pacult është trajneri i ri i Kukësit. Pas largimit të teknikut serb, Mlande Milinkoviç, presidenti Safet Gjici ia ka besuar stafetën e trajnerit Pacult, i cili shihet të jetë entuziast për të ardhmen edhe pse objektivat e përcaktuara në fillim të kampionatit janë largë përmbushjes.
Në një intervistë për median bavareze, "Dieblaue24.com", Pacult ka treguar dhe arsyen se pse ka pranuar të drejtojë Kukësit, duke theksua ndër të tjera se një trajner nuk ka vetëm ditë më diell, por ka dhë ditë të mira, duke e lidhur këtë pjesë me ecurinë e tij te ekipet që ka trajnuar para Kukësit.
"Puna e trajnerit nuk ofron vetëm ditë me diell, por sigurisht dhe pushime nga puna. Kur nënshkruhet një kontratë, nëshkruhet disi dhe shkarkimi, pasi ka objektiva. Kohët e fundit nuk kam qenë shumë më fat, kjo për faktin se në vende të ndryshme ekzistojnë ligjë të ndryshme. Te Radnicki Nis e dija që në fillim që do ta kisha të vështirë, kjo për faktin se kisha një kundërshtar të vështirë. Në datën 24 dhjetor pata një telefonatë, ku mu propozua të drejtoja një skuadër në Ballkan. Mendova se kjo ishte mundësia ime e mirë të rikthehesha në rrugën e suksesit, duke menduar për eksperiencat jo të mira që kisha kaluar kohët e fundit. Kërkesa ishte nga kampionët aktualë të Kukësit, sigurisht që e pranova këtë ofertë për faktin se ekziston mundësia që të mund të sigurojmë një vend në Europë pasi jemi vetëm tre pikë largë nga vendi i tretë", është shprehur për median bavareze trajneri i Kukësit, Peter Pacult.
[gallery columns="1" size="full" ids="192099"]