Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Pacult nuk heq dorë nga "veset" e tij, ja ç'bën tekniku i Kukësit pas ndeshjes me Laçin

Shkruar nga NEWSPORT
Pacult nuk heq dorë nga "veset" e tij, ja ç'bën

Peter Pacult është një ndër trajnerët e pakët në kampionatin shqiptar që kërkon që çdo gjë të bëhet sipas asaj që ai planifikon dhe urdhëron që lojtarët të bëjnë. Shpesh herë është vënë në qendër të vëmendjes për disiplinën dhe "dorën" e hekurt lidhur me rregullat që ekipi duhet të respektojë.

Këtë gjë e ka konfirmuar dhe pas përfundimit të takimit me Laçin. Kampionët arritën të marrin tre pikë të rëndësishme, por kjo gjë nuk ka "zbutur" teknikun e kampionëve.

Një ditë pas ndeshjes, Pacult ka nxjerrë skuadrën në fushë për të zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore, në Pezë Helmës.

Si thuajse çdo herë, edhe dje ai ka përdorur "formulën" e tij. Ditën pas ndeshjes ai nxjerr ekipin në fushë, ndërsa ditën pasardhëse lë pushim vetëm grupin e futbollsitëve që kanë luajtur, ndërsa me pjesën tjetër të grupi vazhdon normalisht përgatitjet.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga