
Në kampin verilindor duket se gjërat nuk ka shkuar ashtu siç ishin planifikuar pas humbjes 1-0 ndaj Kamzës pak ditë më parë. Takimi i radhës ndaj Tiranës, në datën 14 shkurt, në orën 14:00, ndeshje e vlefshme për çerekfinalen e Kupës, duket se do të jetë disi e vështirë për teknikun e kampionëve.
Pas dëmtimit të Albi Allës, Pacult do vuajë mungesën e Ylli Shametit i cili krisi dorën në takimin ndaj Flamurtarit. Në këto kushte, pritet që në kampin verilindor të ketë risi në formacion përballë bardhebluve.
Vendin e Allës dhe Shametit pritet ta zërë Imami me Hoxhën, por nuk mjafton me kaq. Pacult pritet të marrë vendime edhe për titullarët. Humbja ndaj Kamzës ka lënë shije të hidhur tek të gjithë, në këto kushte pritet që të ketë ndryshime të tjera në formacion dhe me shumë mundësi mund të "digjet" ndonjë nga titullarët e përhershëm.