
Dje, Kukësi ka zhvilluar përgatitjet në prag të takimin me Partizan që do luhet ditën e hënë në orën 18:00. Si thuajse çdo ditë, në kampin verilindor është zhvilluar normalisht seanca stërvitore, ku tekniku ka dhënë urdhrat e tij lidhur me atë se çfarë duhet të bëjnë lojtarët në fushën e blertë.
Gjacë seancës stërvitore, në një moment, ekipi nuk ka bërë atë që është urdhëruar nga tekniku. Pacult ka ndërperë stërvitjen dhe ka thirrur të gjithë futbollistët në një "mbledhje". Fjalët e Pacult në këtë moment kanë qenë të shkurta dhe mjaft të qarta.
"Të gjithë duhet të bëjnë atë që them unë, askush nuk mund të bëjë të kundërtën". Kjo gjë konfirmon edhe njëherë tezën se, trajneri i Kukësit është "maniak" i disiplinës dhe se çdo gjë e kërkon të ecë sipas planeve dhe urdhrave të tij.