Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nuk ka qetësi te Vllaznia, drejtuesit tradhtojnë lojtarët (RREZIKOHET TRANSFERTA VLONJATE)

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka qetësi te Vllaznia, drejtuesit tradhtojnë lojtarët


Fillimisht u duk se u zgjidh çështja e pagave, por situata në Shkodër vijon të mbetet e njëjtë. Lojtarët ende s’janë paguar dhe në këto kushte rrezikohet ndeshja e nesërme kundër Flamurtarit. Ditën e djeshme, futbollistët e shkodranëve kanë zbritur në fushë duke pritur edhe administratorit Suad Lici.

Por, ky i fundit s’është dukur asgjëkundi dhe në këto kushte futbollistët kanë debatuar me trajnerin Mirsad Jonuz pasi s’kanë dashur të stërviten. Edhe pse asambleja miratoi fondin prej 400 milionë lekësh për ekipin kuqeblu, lojtarët s’janë paguar prej muajit janar.

Ndryshe ka qenë situata në Superiore, pasi skuadra shkodrane ka shkëlqyer me në krye trajnerin Mirsad Jonuz. Futbollistët ndihen të tradhtuar dhe nëse s’do të ketë një zgjidhje së shpejti, atëherë rrezikohen javët e mbetura.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga