Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FSHF hap regjistrimet për edicionin e radhës të kursit UEFA C në Korçë, zbulohen datat

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF hap regjistrimet për edicionin e radhës të kursit UEFA C
FSHF - UEFA

Federata e Futbollit do të organizojë edicionin e radhës të kursit UEFA C në Korçë, që do të nisë nga data 18 maji. Programi i formimit do të zhvillohet në tre blloqe leksionesh, sipas këtij kalendari: 18 – 21 maj 2026, 22 – 24 qershor 2026 dhe 29 qershor – 1 korrik 2026.

FSHF fton të gjithë të interesuarit që jetojnë në Korçë dhe zonat përreth të aplikojnë sa më parë, pasi numri i vendeve është i limituar. Pjesëmarrja është e hapur për ish-futbollistë, mësues të edukimit fizik dhe persona të apasionuar pas futbollit që dëshirojnë të ndërtojnë karrierë në këtë fushë.

Për t’u regjistruar në kursin UEFA C, aplikantët duhet të dorëzojnë:

Dokument identiteti (kartë identiteti ose pasaportë)
Diplomë (niveli më i lartë i arsimit të përfunduar – gjimnaz ose arsim i lartë)
Raport mjekësor
Foto për dokument
Të jenë të paktën 20 vjeç në momentin e aplikimit
Numër kontakti dhe adresë e-mail
Afati i fundit për aplikim është data 1 maj 2026.

Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të pranohen. Aplikimet mund të dërgohen në adresën e email-it: [email protected], ose mund të dorëzohen pranë zyrave të SHRF Korçë.

Poll

Lexo gjithashtu