Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Nuk është sfidë personale", Josa flet për përballjen ndaj Tiranës: Barazimi do të ishte rezultat jo i mirë, kemi dy mungesa të sigurta

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk është sfidë personale", Josa flet për

Kukësi do të luajë ditën e nesërme sfidën e javës së 28-të Tiranës në "Elbasan Arena". Verilindorët pas fitores ndaj Kastriotit do të tentojnë të marrin një tjetër rezultat pozitiv për t'u afruar akoma edhe më shumë me zonën europiane.

Përpara mediav ditën e sotme foli edhe trajneri i Kukësit, Mirel Josa. Kjo do të jetë një ndeshje e veçantë për Josën që në të kaluarën ka drejtuar Tiranën, por që nuk e shikon si sfidë personale, por si ndeshja e radhës e Kukësit.

Sfida ndaj Tiranës? "Nuk e shoh si sfidë me Tiranën, e shoh si ndeshje e radhës që ka Kukësi, qoftë Tirana apo dikush tjetër. Shohim nivele që nuk kanë shumë ndryshim. Ndryshimi ka ardhur nga gabimi i skuadrave ose nga aftësitë e skuadrave për të bërë mirë".

Mungesat për këtë ndeshje? "Nuk jemi pa mungesa në këtë ndeshje. Do të jenë dy mungesa kryesore. Një është Kurdic i cili ka problem me kartonat dhe tjetri është e Tsinxaxes, i cili ishte i pafat me incidentin që pësoi dhe do të mungojë 10 ditë, por kemi lojtarë të tjerë që mund t'i zëvendësojnë, sepse mua më intereson e përgjithshmja. Dëmtimet janë gjëra normale në një skuadër dhe kemi punuar shumë për këtë ndeshje".

Tirana më e avantazhuar se Kukësi? "Nuk besoj se ka fanella në futboll, por duhet të jesh në gjendje t'i interpretosh ndeshjet siç duhet. Kemi pasur ndeshje të lehta dhe kemi humbur pikë. Për mendimin tim çdo ndeshje varet nga gjendja aktuale e skuadrave".

Motivimi i Kukësit? "Skuadra ka qenë gjatë gjithë periudhës e motivuar, por nuk do të thotë që morëm një fitore me Kastriotin dhe çdo gjë u rregullua. Problem ka qenë mungesa e stabilitetit dhe mos marrja e rezultateve. Mendoj që ndeshja e nesërme do të më japë mua një përqindje të lartë garancie për vazhdimësi".

Të kënaqur me barazim? "Nuk futëm në fushë asnjëherë për barazim, po erdhi barazimi për dy skuadrat do të jetë një rezultat jo i mirë, kështu që janë tre pikët që luhen, barazimi është pjesë e lojës.  Ndonjëherë më mirë një pikë se pa asgjë", u shpreh Josa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga