Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Nuk është momenti për lojtarët e Superiores", Sylvinho: Tifozët janë shtysë për ne. Muja dhe Daku? Gati për debutimin

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk është momenti për lojtarët e Superiores",

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy sfida mjaft të rëndësishme në këtë muaj. Kuqezinjtë fillimisht do të sfidojnë Çekinë më 7 shtator në transfertë, ndërsa 3 ditë më pas presin në “Air Albania” Poloninë.

Të besuarit e Sylvinhos do të kërkojnë pikët maksimale për të qenë protagonist në Gjermani në “Euro 2024”. Ditën e djeshme trajneri bëri të ditur edhe 25 lojtarët e grumbulluar, ndërsa ditën sotme ka dalë në një konferencë për mediat.

Mungesa e Abrashit dhe Mehmetit?  “Sigurisht në këto dy ndeshje kemi bërë zgjedhje në karakteristikat që kanë kundërhstrarë. Nga marsi në shtatror kam grumbulluar 36 lojtarë. Ky është një avantazh. Kemi një listë të madhe edhe në listën e pritjes me 52 lojtarë.

Abrashi ka dhënë zemrën në fushë, është një lojtar i madh dhe padiksutim është në listën tonë. Në këto dy ndeshje na duhen centimetra ndaj kam marrë Gjasulën. E njëjta gjë edhe për Mehmetin dhe marrjen e Roshit. Ky i fundit në momentin që hyn në fushë do të na ndihmojë shumë.

Berisha dhe Strakosha me pak minuta? Sa i takon portës nuk jemi në situatën më të mirë. Strakosha dhe Berisha nuk kanë shumë minuta në këmbë, por kanë luajtur titullar me kombëtaren. Duhet të shikojmë gjendjen e tyre, por gjithësesi kanë eksperiencë dhe do të na ndihmojnë shumë.

Çfarë impakti do të ketë Shqipëria në fushë ndaj Çekisë dhe Polonisë? Kemi ekuilibrin e duhur mes mbrojtës, mesfushës dhe sulmit. Ajeti është një lojtar që ka ndërruar kampionat dhe doo të bëjë mirë. ISmajli, Gjimshiti, Mitaj etj do të na ndihmojnë shumë. Kemi Çekinë përpara dhe për ne është e rëndësishme të bëjmë sa më mirë dhë bëjmë lojën tonë. Ne luajmë shanset tonë. E rëndësishme për mua është të marrim maksimumin. Strategjia jonë e ndeshjes nuk do të ndryshojë.

Skuadrat shqiptare në Europë, pse nuk ka lojtar të Superiores?  Nuk është momenti i duhur për këto dy ndeshje. Ne i kemi parë skuadrat në kupat e Europës dhe kam parë përformancën e tyre. Kam menduar që nuk është momenti i duhur, por janë gjithësesi në vëmendjen tonë. Unë nuk nisem nga pozitat nga kampionat i huaj apo shqiptar. Për mua është i rëndësishëm të kem lojtarët më të mirë. Kemi punuar me Hadroj, është një lojtar që rritet. Në listën tonë janë edhe Rrapaj, Sherri dhe Kasa etj..

Euforia? Unë kamkomunikuar me lojtarët të gjithë mezi presin të luajnë këto dy ndeshje për të qenë më afër kualifikimit. Nuk ka eurofi, por dëshirë për të bërë mirë. Të gjithë ne e duam kualifikimin dhe jam shumë i lumtur që dhe tifozët na mbështetin.

Pikët? Nuk mund të bëjmë dot llogari në kët ëmoment, por ato do t’i bëjnë në nëntor. Jemi të fokusuar te Çekia, sepse është një kundërshtar shumë cilësor dhe ka lojtar të fortë. Shkojmë për të marrë maksimumin, por ne nuk bëjmë strategjji një pikë këtej apo një pikë andej. Duhet të marrin maksimumin tonë.  Kam një shprehje: Nëse nuk fitojmë më mirë ëhstë të mos humbasim.

Të gjithë biletat e shitura, çfarë do të thotë për kombëtaren ky fakt? Sigurisht ështrë diçka që më jep kënaqësi. E pash edhe me Moldavinë, stadiumi ishte plot dhe më jep një shtysë. Edhe me Çekinë mesa di unë do të kemi mbështetjen e tifozëve dhe kjo është diçka që na jep motiv. Puna jonë duhet të jetë në fushë, tifozët të bëjnë punën e tyre.

A i druheni një aleance të fshehtë mes Çekëve dhe Polakëve në fund të këtyre eleminatoreve?  Përsa i përket karakterir te Çekisë, një skuadër që laun shumë shpejt, ka lojtarë shumë fizike dhe janë shumë të fortë sin ë ajër edhe me topin në këmbë. Po punojmë shumë për këtë ndeshej. Sa i takon llogarive. Ne luajmë për të marrë pikë dhe nuk merrem me llogaritë. Nuk mëintereson çfarë bëjnë të tjerët, por ne do të bëjmë punën tonë për të arritur objektivin e vendosur.

Daku dhe Muja, a do të kenë minuta? Janë të dy lojtarë që kanë mundësi të marrin minuta në këto dy ndeshje. Janë lojtarë të fortë, Daku luan fort dhe luan si pykë dhe jep shumë gjatë 90-minutave. Ashtu edhe Muja është shumë i rëndësishëm. Është një lojtar që luan në disa pozicione dhe unë e njoh trajnerin e tij te skuadra belge dhe e di filozofinë  e lojës. Duke qenë se luan në në disa pozicione do të na ndihmonte shumë në këto ndeshje".

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga