
Milani pas shitjes së Tonalit tek Newcastle për 80 milionë euro ka bërë një merkato mjaft të mirë për të përforcuar ekipin.
Në skuadrën e Piolit ka ardhur dhe një sulmues klasi si Noah Okafor. Zviceriani ishte një blerje “surprizë” nga kuqezinjtë, por që pritet të rezultojë transferim efektiv. Sulmuesi i ri i Milanit ka folur para mediave duke u shprehur mjaft i lumtur që është pjesë e ekipit të Stefano Piolit.
MILANI DHE SEZONI I RI - “Milani është një ekip i fortë. Jam i bindur se kemi përpara një sezon të mrekullueshëm.
ARDHJA NË MILANO – “Gjërat shkojnë e vijnë shpejt në futboll. Vitin e kaluar u përballa me Milanin, pas atyre ndeshjeve kundër tyre unë mbajta kontakte me ekipin. Tani jam i kënaqur që jam këtu.
ÇFARË MUND T'I SILLNI MILANIT? – “Kam bërë mirë në Salzburg duke fituar katër kampionate radhazi. Unë jam një lojtar që dëshiron të fitojë dhe urren të humbasë. Në Austri isha në një ekip të shkëlqyer, por këtu në Milan më pëlqen filozofia dhe historia. Duhet të punoj shumë për të arritur qëllimet”.
TIFOZËT- “Faleminderit për mbështetjen të gjithëve. Mezi pres t’i takoj në San Siro”.