Inter
Nuk ka pasur “histori” ndeshja Cremonese – Inter, e përfunduar 2 – 0 për zikaltërit. Te besuarit e Cristian Chivu i siguruan 3 pikët që në pjesën e parë. Në minutën e 16-të, sulmuesi Lautaro Martinez gjeti rrugën e rrjetës, duke zhbllokuar shifrat.
Zielinski i dha “goditjen” finale rivalit dhe mbylli ndeshjen me finalizimin në minutën e 31-të. Pas kësaj fitore, Interi grumbullon 55 pikë, 8 më shumë se Milani ndjekës.
Edhe pse kuqezinjtë kanë 1 ndeshje më pak në Serie A, ecuria fantastik e zikaltërve është tregues se vetëm Lautaro Martinez me shokë mund ta humbasin vetë kreun dhe titullin.
Poll
