Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Juventus shënon 5 gola në Parma, bardhezinjtë rikthehen të “frikshëm” në kampionat

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Juventus shënon 5 gola në Parma, bardhezinjtë rikthehen
Juventus

Juventusi ka treguar një tjetër paraqitje dinjitoze në Serie A. Bardhezinjtë triumfuan 4 – 1 ndaj Parmës. Vlen të përmendet se të 5-të golat u shënuan nga “Zonja e Vjetër”, përfshirë edhe autogolin e Cambiasos.

Në listën e shënuesëve te ekipi i Spallettit ishin Bremer dopietë, McKennie dhe David. Një ndeshje e dominuar jo vetëm në rezultat, por edhe me lojë.

Fakt interesant është se Juventusi në 5 ndeshjet e fundit të Serie A, ka 4 fitore dhe 1 humbje, pa lën në plan të dytë 15 golat e shënuar, mesatarja 3 finalizime për ndeshje, kundrejt 2 golave të pësuar.

Pas 23 javësh të zhvilluara në Serie A, Juventusi ngjitet në vendin e 4-të me 45 pikë, shumë pranë Napolit dhe Milanit, kurse me Interin kryesues janë 10 pikë hendek.

    

Poll

Lexo gjithashtu