Valon Ahmedi
Valon Ahmedi është futbollisti më i ri i Bishkek City. Pasi mbylli aventurën e tij me bjellorusët e Neman Grodno, fantazisti 31-vjeçar vendosi që të niste një rrugëtim të ri me ekipin nga Kirgistani.
Me këta të fundit, Ahmedi ka firmosur një kontratë 6-mujore, pra të vlefshme deri në fund të sezonit. Vlen të theksohet, se interes për 31-vjeçarin shfaqën edhe Tirana, Partizani dhe Vllaznia.
Kujtojmë se Ahmedi është një ish i Kombëtares shqiptare. Futbollisti tetovar ka luajtur 2 ndeshje me kuqezinjtë, teksa debutimin e ka bërë në shkurt të vitit 2017.
View this post on Instagram
Poll
