Momenti i golit
Roma është mposhtur surprizisht në transfertë nga Udinese, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në “Bluenergy Stadium - Stadio Friuli”, përfundoi 1-0.
Golin e vetëm të këtij dueli e shënoi mesfushori holandez, Jurgen Ekkelenkamp. Ky i fundit shënoi nga goditja dënimit, i ndihmuar edhe nga një devijim, duke e bërë golin mjaft me “fat”.
Kështu, Udinese shkon në në kuotën e 32 pikëve dhe ngjitet në vendin e 9-të. Në krahun tjetër me 43 pikë, Roma mbetet vendnumëro, e 5-të në tabelën e renditjes.
Goli i Jurgen Ekkelenkamp
Poll
