Skënderbeu po punon intensivisht për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Drejtusit kanë pikasur një sërë emrash për t’i afruar gjatë kësaj merkatoje, ppasi synojnë të përforcohen për Superioren.
Së fundmi në radarin e korcarëve ka rënë lojtari i Erzenit, Anteo Osmanllari. 24-vjecari zhvilloi një sezon fantastik me shijakasit, teksa luan si mbrojtës i djathtë.
Ndërkohë po për krahun e djathtë të prapavijës është dashur të “fluturojnë” deri në Italia, ku është pikasur Andrea Gerco. 23-vjearçi luan te Fermana në Itali.
Bisedimet mes palëve kanë nisur dhe tashmë drejtuesit po bëjnë të pamundurën për të transferuar njërin prej dy lojtarëve në Korçë. Të dy futbollistët do të ishin një vlerë e shtuar për Ivan Gvoazdenovic, me këtë të fundit që do të shikonte t’i plotësohej reparti i prapavijës.
[caption id="attachment_699294" align="alignnone" width="1440"] Anteo Osmanllari[/caption]
[caption id="attachment_699295" align="alignnone" width="878"] Andrea Gerco[/caption]