
Në seancën e fundit stërvitore që skuadra e Kukësit ka zhvilluar është parë një lojtar i ri i cili mësohe se është në provë te kampionët. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Rilind Kastrati që ka qenë pjesë e Lirisë së Prizrenit sezonin e shkuar në Superligën e Kosovës.
Më pas, 20-vjeçari ka tentuar të aktivizohet në Zivicër por duket se planet nuk kanë shkuar ashtu siç ishin planifikur. Në 6 muaj e fundit nuk ka asnjë të dhënë për lojtarin lidhur me skuadrën ku është aktivizuar, përveç faktit që është sbuluar se ka qenë në provë te FC Lousane dhe FC Solorthun ku është testuar.
Mbrojtësi do të jetë në provë te Kukësi për disa ditë më pas do të jetë trajneri, Peter Pacult që do të marrë vendimin për të ardhmen e kosovarit.